12.9 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Kurti takohet me Lajçak në Vjenë, thotë se mbështetet aplikimi i Kosovës në BE

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit që u mbajt sot në Vjenë të Austrisë, me ftesë të Grupit të Socialistëve Demokratë. 

Në fotografitë e ndara nga kjo pjesëmarrje, Lajçak shihet se është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“E përshëndes angazhimin e fortë për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Edhe vetë kryeministri Kurti ka deklaruar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është mirëpritur dhe përkrahur nga Grupi i Socialistëve Demokratë.

“Ne mirëpresim deklaratën e fortë sot të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor @TheProgressives, duke konfirmuar mbështetjen e tyre të vendosur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, thuhet në deklaratë. /Reporteri.net/.

Kosova aplikon në BE, çfarë duhet të dimë?

<p>The post Kurti takohet me Lajçak në Vjenë, thotë se mbështetet aplikimi i Kosovës në BE first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles