12.9 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Kurti, BE-së: Mos jini neutralë ndaj atyre që shtiren të jenë neutralë ndaj agresionit rus


Neutraliteti është cinizëm, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor të partive Socialiste/Demokrate në Vienë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Duke folur për situatën gjepolitike të shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës, Kurti bëri thirrje që Perëndimi “duhet të ndalojë së qëni neutral ndaj atyre që shtiren se janë neutralë”.

“Vendet që po shtiren që janë neutrale, qartazi neutraliteti i tyre është i rremë”, ka thënë Albin Kurti.

Ndalimi i të qënit “neutralë ndaj atyre që shtiren të jenë neutralë” Kurti tha se do të forconte në rend të parë solidaritetin mes vendeve, “por edhe do të ndihmonte popullin ukrainas në çlirimin e tyre”.

Duke folur për domosdoshmërinë e procesit të Zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se “kjo është esenca e vetë BE-së” të cilët, siç tha ai, “ata duhet t’i qëndrojnë besnikë”, shkruan Reporteri.net.

“Është vështirë të mobilizojmë njerëzit dhe të mirëmbajmë optimizmin ndaj BE-së që është shumë i rëndësishëm, për sa kohë nuk kemi afate kohore. Qoftë ajo 2030, me sekuenca 2024, 2027, çka do të arrinim që BP të ishte në bord, për t’u anëtarësuar në BE sa më parë të jetë e mundur”.

Mes tjerash, ai tha se “narrativa” për Ballkanin Perëndimor nuk duhet të udhëhiqet nga forcat politike që ideologjikisht janë në të djathën e skajshme.

“Ne duhet të kemi të drejtat e njeriut dhe pluralizmin politik në demokraci që është e vetmja mënyrë për të bërë zhvillimin ekonomik”, tha ai./Reporteri.net/

<p>The post Kurti, BE-së: Mos jini neutralë ndaj atyre që shtiren të jenë neutralë ndaj agresionit rus first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles