Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, shkruan Reporteri.net.
Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë kriminal.
“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Insitutit të Mjekësisë Ligjore.
Ky është një rast i rëndë, kriminal. Kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit dhe drejtorin e Policisë.
Sot në mëngjes kam vizituar In e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim.
Në raksat apo mbajtëset e epruvetave kanë qenë: 15 epruveta me gjak, një e ruinës dhe një epruvetë e lukthit. Nga këto Inistuti dy epruveta me gjak ja ka dhënë Institutit Zviceran dhe një Policisë për ADN. Pra aktualisht, sipas informacioneve mungojnë 12 epreuveta me gjak, një e urinës dh enjë e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona, vetëm këta persona i kanë çelësat në këtë vend. Çdokush që ka ndekur këtë rast dhe procesin hetimor e ka të qartë se prej 6 vitesh të gjitha provat, rrethanë e fatkorë është synuar të zhduket e shtrembërohet apo të eliminohet”, tha Haxhiu ndër të tjera në konferencë. /Reporteri.net
<p>The post Haxhiu: Ka ndodhur një akt i rëndë kriminal, janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>