12.9 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

E konfirmon Policia: Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në Arllat

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat-Malishevë.

Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë ajo.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

<p>The post E konfirmon Policia: Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në Arllat first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles