13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Sveçla për deklaratën e Hovenierit për zgjedhjet: Janë institucionet përkatëse që bëjnë vlerësimin

“Kemi kapacitete edhe me i mbajtë zgjedhjet, edhe me i siguru zgjedhjet”, tha sot nga Veriu, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla në një adresim për media nga Veriu komentoi edhe deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier se për momentin nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, shkruan Reporteri.net.

Sveçla thotë se e vlerëson deklaratën e Hovenier, por shton se janë institucionet e përkatëse të cilat bëjnë vlerësimet e duhura.

“Policia e Kosovës bën planet e saj dhe në bazë të vlerësimit të saj ne i shtojmë kapacietet.

Ai e ka dhanë një opinion. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë, por janë institucionet e përkatëse të cilat bëjnë vlerësimet e duhura”, tha shkurt Sveçla para mediave.

Për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri, është deklaruar sot edhe Presidenca e Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas një vlerësimi të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja.

“Vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve i takon institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të kritereve specifike. Sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftoj subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, ka thënë Kupina për Reporteri.net.

Kujtojmë se sot ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier tha se “Për momentin nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”.

Hovenier tha se ky fakt është shqetësues për ta, teksa kërkoi nga palët të tregohen të vetëpërmbajtur.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për faktin se për momentin nuk janë krijuar kushtet që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen”, shkroi Hovenier.

Nga Qeveria e Kosovës, sot e kanë lënë të hapur mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se po presin vlerësimin e situatës në veri nga organet e sigurisë për hapat e mëtejmë.

Nga ana tjetër nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë thënë sot se do të vazhdojë përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, pavarësisht incidenteve të njëpasnjëshme që ndodhën dje. /Reporteri.net

<p>The post Sveçla për deklaratën e Hovenierit për zgjedhjet: Janë institucionet përkatëse që bëjnë vlerësimin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles