13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Projektligji për Trustin kalon në Komision, shkon në Kuvend

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e kanë përkrahur Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, shkruan Reporteri.net.

Pasi mori përkrahjen e Komisionit ky Projektligj shkon në seancë për votim.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti është protestuar disa herë në Prishtinë, me kërkesën që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Pozita është shprehur kategorikisht kundër lejimit të tërheqjes së mjeteve nga Trusti. /Reporteri.net

 

<p>The post Projektligji për Trustin kalon në Komision, shkon në Kuvend first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles