13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Përmbaruesit Privat kërkojnë mbrojtje: Po shantazhohemi nga Ministria e Drejtësisë, Blerim Sallahu po nënshkruan vendime në emër të Albulena Haxhiut

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e përmbaruesit privat të Telekomit, Ilir Mulhaxha, vendim ky i marrë të martën.

Në reagimin e tyre, thuhet se në Ministrinë e Drejtësisë, vendimet po i nënshkruan Zv. Ministri Blerim Sallahu, në emër të Ministres Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Nga Oda thonë se Ministria e Drejtësisë po i shantazhon me vendime të tilla, që sipas tyre, kanë edhe prapavijë politike.

Në reagim, theksohet se Ministrisë së Drejtësisë nuk i takon të marrë vendime të tilla, gjykuar nga fakti se kjo i takon Komisionit Disiplinor të MD’së.

“Oda e Përmbaruesve konsideron se vendimi në fjalë është i paligjshëm, i ngutshëm, i padobishëm. Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë të nxjerrë vendime të tilla, përderisa ato nuk rekomandohen nga Komisioni Disiplinor”, thuhet në reagimin e tyre.

Ky vendim po konsiderohet shkelje e ligjit.

“Oda e njofton Ministrinë e Drejtësisë se në Republikën e Kosovës ekziston Ligji për Procedurën Përmbarimore, përkatësisht neni 369 i tij, i cili nen e mandaton Komisionin Disiplinor (e jo Ministrinë e Drejtësisë) për ta zbatuar procedurën disiplinore ndaj përmbaruesit”, thuhet tutje.

Oda e e Përmbaruesve Privat të Kosovës ka kërkuar mbrojtje ndaj, siç thonë ata, linçimet dhe sulmet që po iu bëhen nga Ministria e Drejtësisë.

Reagimi i tyre i plotë:

Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Prishtinë, është suspenduar të martën nga Ministria e Drejtësisë, pa marrë vendim Komisioni Disiplinor. Ai është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku. Ai ushtron profesionin e përmbaruesit privat.

Vendimin, që ka hyrë në fuqi menjëherë, e ka nënshkruar vetë ministrja Albulena Haxhiu.

Aty thuhet se suspendimi i Mulhaxhës do të zgjasë deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.

“Z. Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë suspendohet nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor”, thotë dokumenti.

‘Sherr’ i kësaj u bë një procedurë përmbarimore me Telekomin e Kosovës, ku Mulhaxha është i përfshirë si përmbarues. /Reporteri.net/.

Pa vendim të Komisionit Disiplinor, Albulena Haxhiu i suspendon licencën përmbaruesit privat

<p>The post Përmbaruesit Privat kërkojnë mbrojtje: Po shantazhohemi nga Ministria e Drejtësisë, Blerim Sallahu po nënshkruan vendime në emër të Albulena Haxhiut first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy