12.9 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Kërcënoi Zana Avdiun, arrestohet e dërgohet në mbajtje një 22-vjeçar

Zana Avdiu ka qenë një prej emrave më të përmendur ditët e fundit.

Aktivistja kosovare kritikoi gjestin e Granit Xhakës në ndeshjen përballë Serbisë, kritikë kjo që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Nuk mungoi as vet babai i futbollistit, që në një mënyrë edhe kërcënoi Avdiun, duke i thënë që mos të merret më me familjen Xhaka.

Pas kësaj deklarate, të nesërmen vërshuan edhe kërcënime të shumta.

Për njërin prej tyre ka reaguar edhe Policia e Kosovës. Siç shkruan Sinjali, një 22-vjeçar tashmë është arrestuar e është dërguar në mbajtje për 48-orë, vendim ky i Prokurorit.

Kujtojmë se, siç ka thënë avokati i aktivistes, Arianit Koci, klientja e tij ka pranuar afër 11 mijë kërcënime pas deklaratës kundër Xhakës, me ç’rast e gjuajti rrugaçëri gjestin e futbollistit të Arsenalit.

<p>The post Kërcënoi Zana Avdiun, arrestohet e dërgohet në mbajtje një 22-vjeçar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy