0.2 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Tite telefonoi Ancelottin për të mësuar si ta nxjerr më të mirën nga Vinicius

Futbollisti duket se ka lënë jokonsistencën e tij pas shpine tani

Shumica e tregimeve për futbollistët mbeten të panjohura për njerëzit. Megjithatë, në raste të rralla ato dalin në dritë si ne rastin së si trajneri Tite telefonoi Carlo Ancelottin dhe e ndihmoi atë që ta nxjerr më të mirën nga Vinicious Junior.

Duke folur për MARCA-n, Tite shpjegoi që ai ka telefonuar italianin për të kuptuar më mirë së si të bëjë planin e tij të sulmit në mënyrë që të dijë aftësitë më të mira të sulmuesit.

“I kam kërkuar Ancelottit për këshilla në atë së çfarë të bëjë, çfarë taktikash përdorë ai në Real Madrid që ai të luajë ashtu edhe për Kombëtare”, tha Tite në intervistën e tij të fundit.

“Ne biseduam për situatën në sulm dhe për lirinë e tij kreative në fushë, një me një, procesin kreativ në lojë. Është mrekulli se sa transparent ishim ne si dy teknik për të nxjerrë më të mirën prej tij”.

Rezultati ishte aty për të gjithë dhe ne pamë Vinicius duke luajtur një rol kyç duke ndihmuar Brazilin për të kaluar në çerekfinale.

Vinicius ishte vendimtar në ndeshjen kundër Koresë së Jugut

Vinicius bëri një gol të bukur me parabollë kundër Koresë së Jugut duke shënuar golin e parë pas shtatë minutave. Sulmuesi po ashtu asistoi për Lucas Paquetan në golin e katër për Brazilin në atë që quhet fitore komode për skuadrën jug-amerikane.

Pavarësisht a luan apo jo Neymar, Kombëtarja e Brazilit ka një opsione të shumta në sulm dhe forma e tanishme e Vinicious në Botëror vetëm sa po ecën tutje.

<p>The post Tite telefonoi Ancelottin për të mësuar si ta nxjerr më të mirën nga Vinicius first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles