Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, ka bërë një renditje kronologjike se si zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë këto të së martës në veri të vendit, janë vetëm tentativë për ta justifikuar formimin e “Zajednicës”.
Kabashi ka thënë se këto zhvillime, nisur nga targat, e deri te vizita e javës së ardhshme e Chollet, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, medoemos çojnë drejt themelimit të “Zajednicës”, si pjesë e dakordimit në Bruksel për pranimin e marrëveshjeve të kaluara.
Postimi i tij i plotë:
Pas dramës me targa, vjen episodi i dytë i të njëjtit serial tash me skenar zgjedhjet në veri, per me e justifiku pranimin e Zajednicës.
T’marten e javes së ardhshme vjen Cholleti, që ja jep kryeministrit disa ‘info që ky nuk i ka’. Shtyhen zgjedhjet për ni datë tjetër për të cilën pajtohen serbët me marrë pjesë në to, që atë dakordimin e Brukselit për të gjitha marrëveshjet e kaluara e çon në një nivel edhe më konkret drejtë themelimit të Zajednicës.
<p>The post Kabashi për zhvillimet në veri: Episodi i radhës i serialit, fundi i së cilit është themelimi i “Zajednicës” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>