7.8 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

I mavijosur në fytyrë, Sali Berisha flet pasi u grushtua nga një qytetar

Një qytetar ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha mesditën e sotme teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

Kryedemokrati është gjakosur, por kjo nuk e ka ndalur që të vazhdojë të flasë.

Pas sulmit Berisha u shpreh se asgjë në botë nuk i mposht.

“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”, u shpreh Berisha.

Nuk dihet ende identiteti i personit që sulmoi kreun e PD-së./euronews

<p>The post I mavijosur në fytyrë, Sali Berisha flet pasi u grushtua nga një qytetar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles