13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Hajnat vjedhin 12 mijë euro stoli ari dhe mbi 1 mijë euro para të gatshme në një shtëpi në Mitrovicë

Policia njofton se me datë 03.11.20022, në Stacionin Policor Jugu Mitrovicë ishte raportuar një rast i vjedhjes së rëndë ku në një fshat të Mitrovicës persona të panjohur kishin hyrë në një shtëpi duke shfrytëzuar rastin kur në shtëpi nuk kishte qenë asnjë person dhe kishin vjedhur stoli ari me vlerë rreth 12,100 € dhe para të gatshme prej 1,100 €.

“Pas një pune intensive hetimore nga ana e hetueseve të Sektorit Rajonal të Hetimeve, me datë 05.12.2022 mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ,,Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’’, është arrestuar i dyshuari N.H., 49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me urdhër te gjyqtarit te procedurës paraprake është kontrolluar një lokal argjendarie në Mitrovicë ndërsa pas kontrollit janë sekuestruar stolitë e arit, të cilat dyshohen se ishin vjedhur me datën 03.11.2022 dhe janë blerë nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

I njëjti është intervistuar nga ana e hetuesve në prezencën e avokatit mbrojtës ndërsa pas procedurës së intervsitimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

“Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

<p>The post Hajnat vjedhin 12 mijë euro stoli ari dhe mbi 1 mijë euro para të gatshme në një shtëpi në Mitrovicë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy