Këto janë momentet kur Gert Shehu, personi që goditi me grusht kreun e PD, Sali Berisha është shoqëruar nga badigarët e ish kryeministrit për në selinë e PD.
Me një këpucë të hequr, me bluzën e kuqe të shqyer dhe me kanatiere, i neutralizuar, ai duket teksa shoqërohet në selinë blu dhe më pas është marrë nga forcat e policisë.
Berisha u sulmua gjatë protestës së organizuar nga opozita, në ditën kur në Tiranë po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në këtë samit përveç krerëve të shteteve të rajonit dhe udhëheqësve të BE’së po marrin pjesë edhe kancelari Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, ai Greqisë dhe liderë të tjerë të shteteve anëtare të BE’së. /Reporteri.net
<p>The post Dalin pamje të reja se si e pësoi personi që goditi Sali Berishën first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>