12.9 C
New York
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buy now

Sheiku arab përshëndet modelen braziliane, reagimi i gruas së tij të dytë bëhet viral në rrjete sociale

Modelet seksi në këtë botëror kanë qenë një problem. Kjo për shkak të kulturës në Katar, ku teprimet nuk lejohen.

Ditë më parë u bë viral një arab që fotografonte Miss Kroacinë. Një tjetër episod u regjistrua në ndeshjen Brazil-Zvicër ku në tribunë ishte biznesmenja dhe influencuesja braziliane Desireé Soares. Ajo është e martuar me komentatorin sportiv brazilian Galvão Bueno.

Brenda stadiumit ajo ka filmuar një prej figurave më të shquara në vendin pritës të Botërorit. Hamad bin Khalifa Al Thani emir i Katarit nga viti 1995 deri në vitin 2013 ishte në stadium. Ai ka tre gra dhe 24 fëmijë por ai padyshim ka një sy edhe për gratë e tjera.

Ndërsa braziliania po filmonte stadiumin, ai ka ngritur dorën dhe e ka përshëndetur atë. Në njërën dorë mbante një shkop dhe me tjetrën përshëndeti Soares.

Por ky moment është bërë viral për shkak të reagimit të gruas së dytë të ish-emirit, Moza bint Nasser Al-Missned.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si Moza, e cilësuar si një grua me stil dhe një nga zonjat e veshura më së miri në Lindjen e Mesme sheh me bisht të syrit bashkëshortin e saj.

<p>The post Sheiku arab përshëndet modelen braziliane, reagimi i gruas së tij të dytë bëhet viral në rrjete sociale first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy