5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Nexhmedin Spahiu për Xhakën e Shaqirin: Janë produkt i Zvicrës, nuk kemi të drejtë të mburremi me ta

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë në vëmendjen kryesore pas ndeshjes Zvicër-Serbi.

Dy protagonistët kryesorë të kësaj ndeshje ngjallën shumë emocion tek të gjithë shqiptarët, por pati edhe nga ata që patën kritika për dyshen kosovare.

E para ishte Zana Avdiu, e cila e quajti “akt prej një rrugaçi”, aktin e Granit Xhakës ndaj serbëve.

Ndërsa pas saj, ka reaguar edhe profesori Nexhmedin Spahiu, i cili thotë se nuk duhet barazuar Xhaka e Shaqiri me përfaqësuesit e kombit tonë, pasiqë siç thotë ai, “ata janë gjak i yni por nuk janë produkt i Kosovës, janë produkt i Zvicrës”.

“Zvicra ka të drejtë të mburrret me ta e jo ne. Ne veç mund t”i gëzohemi suksesit të tyre. Ata nuk përfaqësojnë kombin tonë, por kombin zvicran. Nuk kemi të drejtë te mburremi me ta siç mburremi me trajnerin Driton Kuka , Majlinda Kelmendin, futbollistët Milot Rashica , Vedat Muriqi etj, që përfaqësojnë Kosovën. Askush nuk ka të drejtë t’i fajësojë Shaqirin e Xhakën përse nuk kanë tradhtuar Zvicrën e të luajnë për kombëtaren e Kosovës, por ata nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë. Patriotë zviceranë po”, ka shkruar Spahiu.

<p>The post Nexhmedin Spahiu për Xhakën e Shaqirin: Janë produkt i Zvicrës, nuk kemi të drejtë të mburremi me ta first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles