13.1 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Modelja e fitnessit për gjestin e Xhakës: Më pëlqeu, ai është mashkull…

Dorina Mema, e cila prej vitesh jeton në Dubai, ka komentuar përplasjen e Granit Xhakës me serbët në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

“Në Katar është përfolur veprimi i djalit, i Xhakës. Mua më pëlqeu, sepse në fund të fundit është mashkull.

Më pëlqeu që reagoi, sepse e shanë, e kanë ofenduar. Ky e ka dëgjuar dhe normalisht që do u kthehet. Shyqyr që nuk isha unë atje.

Një grup 20 vetë do bëhej atje. Do merrja leje në shtetin e Katarit që shqiponja të mos pushonte asnjë sekondë. Sa keq që s’kemi qenë dhe ne atje.

Unë jam nga Kruja, jam për luftra. Unë nuk tërhiqem mbrapsht. Ai njeri që të shan duhet të marrë atë që meriton. Ai duroi boll aty. Kishte shumë provokime dhe ishte vetëm.

Mos harro që ishte vetëm, se po të ishin të gjithë shqiptarët bashkë ta shikonin ata se si iknin. Po Katari nuk ka shumë shqiptarë që të bëjnë tifo aty. Po flasim për një shqiptar që po na nderon”, ka thënë Dorina Mema.

<p>The post Modelja e fitnessit për gjestin e Xhakës: Më pëlqeu, ai është mashkull… first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy