Emisari i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të shkojë sot në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kjo vizitë e tij vije pasi Vuçiq deklaroi se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë, e ku si arsye të mospjesëmarrjes tha është emërimi i Nenad Rashiqit, ministër për Komunitete dhe Kthim.
Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Vuçiqit për mospjesëmarrje, duke shtuar se ai nuk ka rrugë tjetër pos t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për pjesëmarrje.
Kujtojmë se Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën e Serbinë për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende për këtë vizitë.
<p>The post Lajçak sot në Serbi, nuk dihet nëse këtë javë vjen edhe në Kosovë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>