Avokati Arianit Koci ka thënë se aktivistja Zana Avdiu i ka marrë 11 mijë mesazhe kërcënuese pas deklaratës së saj për futbollistin, Granit Xhaka.
Koci ka thënë se ka pasur raste kur i ka mbrojtur klientët të cilët kanë marrë kërcënime, por asnjëherë nuk ka pasur një rast të tillë.
“Ka pasur kërcënime edhe me dhunim, i kanë thënë se kemi me të dhunu në kodër”, ka deklaruar Koci në Pressing të T7.
Koci i ka lexuar disa nga mesazhet kërcënuese që Zana Avdiu i ka marrë.
Këto mesazhe janë dërguar në Polici dhe Koci tha se institucionet janë duke u marrë me këtë rast.
<p>The post Avokati zbulon kërcënimet e rënda: Mbi 11 mijë mesazhe kërcënuese i shkuan Zana Avdiut first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>