7.3 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Aksident i rëndë në Stamboll, tramvaji ndan në dysh autobusin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë. Katër persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur mëngjesin e së hënës në Stamboll nga përplasja e një tramvaji me një autobus.

Përplasja ndodhi në zonën Eyupsultan të qytetit, ku treni i tramvajit u përplas dhe e ndau autobusin në dysh.

Ekipet e shpëtimit patën vështirësi të mëdha për nxjerrjen e një prej të plagosurve nga mbetjet e autobusit të qytetit. Dëmtime pësoi edhe një makinë që ishte aty pranë.

<p>The post Aksident i rëndë në Stamboll, tramvaji ndan në dysh autobusin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles