0.2 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve për rastin e logopedit nga Gjilani: Ku është dinjiteti i mantelbardhëve?

Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me logobedin nga Gjilani, i cili dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një 5-vjeçare.

Kodra përmes këtij postimi, ka pyetur se “Ku është dinjiteti i mantelbardhëve?”.

Ai ka thënë se mjekët të cilët e duan profesionin, duhet të distancohen nga këto veprime.

“Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin. Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor). Këtu do të fillonte ndryshimi”, ka shkruar ai.

<p>The post Kryetari i Shoqatës së Pacientëve për rastin e logopedit nga Gjilani: Ku është dinjiteti i mantelbardhëve? first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy