5.3 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Vera Ora e uron Ritën për ditëlindjen e 32-të: Zemra jote është më e madhe se trupi yt

Ajo është një prej emrave më të suksesshëm dhe më të njohur shqiptar në botë.

Bëhet fjalë për artisten e njohur, Rita Ora për të cilën sot (e shtunë) është një ditë e veçantë.

Kjo sepse më 26 nëntor, Rita po feston ditëlindjen e 32-të dhe urimet e shumta për të nuk kanë munguar.

Një urime special për të ka ardhur edhe nga nëna e saj, Vera Ora, e cila e ka uruar edhe publikisht përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagrami.

Vera uroi të bijën përmes një fotografia nga fëmijëria e saj duke shkruar në të dyja gjuhët, në shqip dhe në anglisht dhe zgjodhi fjalët më të ndjera për këngëtaren me famë botërore.

Më poshtë urimi i plotë i Verës për Ritën:

Rita, pira, urime ditëlindjen zog. Të duam shumë, asgjë nuk ka rëndësi dhe asnjë vlerë tjetër nuk mund të krahasohet me dashurinë dhe lidhjen që kemi.

Ti ke dashurinë time të pafund dhe mbaje mend: Zemra jote është më e madhe se trupi yt dhe të lutëm vazhdo të jesh vetvetja.

Të duam shumë, dashuria që ke prej meje dhe tërë familjes është çmimi më i madh që do të kesh tërë jetën.

<p>The post Vera Ora e uron Ritën për ditëlindjen e 32-të: Zemra jote është më e madhe se trupi yt first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles