6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Ulja e pagave “bllokon” punën në gjykata e prokurori, mbahen shumë pak seanca

Reduktimet e punës përveç atyre që janë esenciale nga ana e gjykatave dhe prokurorive për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës po konsiderohen si veprime që do të ndikojnë negativisht në efikasitetin e gjyqësorit, dhe në dëm të qytetarëve që janë në pritje të drejtësisë.

Efektet e këtyre masave tashmë kanë filluar të ndjehen pasi që numri i seancave gjyqësore që nuk po mbahen është i lartë, duke bërë që shumë qytetarëve t’iu mohohet e drejta për drejtësi.

Në anën tjetër Këshilli Gjyqësor i Kosovës por edhe ai Prokurorial i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri më 8 dhjetor ta anulojnë vendimin për ulje të pagave, në të kundërtën kanë paralajmëruar se do t’i ashpërsojnë veprimet protestuese karshi këtij vendimi.

Thirrjes për anulim të këtij vendimi i bashkohen edhe njohësit e sistemit të drejtësisë.

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala thotë se KGJK dhe KPK i janë ekspozuar një vendimi arbitrar dhe kundërkushtetues të Qeverisë së Kosovës, ku për pasojë po dëmtohen më së shumti qytetarët.

“Fatkeqësisht në këtë situatë defintivisht pësojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kërkojnë dhe presin për shërbimet gjyqësore. Vetëm dje në bazë të monitorimit i bie se vetëm në Prishtinë janë shtyrë 150 seanca gjyqësore që i bie në këto raste ka pasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët ndoshta me vite kanë pritur që rasti i tyre të caktohet dhe që në rastin konkretin seanca e tyre është shtyrë përsëri. Këto veprime të cilat e kufizojnë kohën se kur gjyqësori punon definitivisht që ndikojnë edhe në efikasitetin e përgjithshëm të sistemit të drejtësisë në drejtim të uljes së numrit të lëndëve të zgjidhura dhe kështu defitivisht dëmi më i madh u bëhet qytetarëve të Kosovës të cilët nuk kanë shërbime adekuate nga ana e gjyqësorit… Për këtë arsye defintivisht se Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga ana e këtij vendimi jo vetëm për shkak të veprimeve të KGJK, KPK por mbi të gjitha se ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën dhe standardet e mira ndërkombëtare”, thotë Shala.

Shala po ashtu thotë se nëse vazhdon mosmbajtja e seancave gjyqësore do të rëndohet lista e lëndëve që janë në pritje, por siç thotë ai, edhe shumë seanca rrezikojnë të kthehen në pikën zero.

“Kjo situatë ku Qeveria në njërën anë nuk lëshon pe dhe në anën tjetër KGJK dhe KPK reduktojnë punën e tyre definitivisht që në fund të fundit shkon në dëm të interesave të qytetarëve që presin drejtësi nga ana e sistemit gjyqësor… Në degë të caktuara funksionojnë në limitet e lëndëve të pranuara që i bie se pothuajse mezi zgjidhin lëndë aq sa edhe kanë pranuar në këtë situatë vetëm një pjesë e kësaj periudhe kohore që ndërmerret definitivisht se gjendja do të rëndohet. Në anën tjetër ndoshta kemi raste penale ky shqyrtimi gjyqësor nuk i ka kaluar ende 3 muaj por gjatë kësaj periudhe kohore do t’i kaloj 3 muaj në këto raste momenti kur kalohet 3 muaj të gjitha shqyrtimet gjyqësore kthehen në pikën zero dhe më pastaj pothuajse është një dublifikim i punës sepse edhe seancat që janë mbajtur në të kaluarën duhet të mbahen në të ardhmen dhe të gjitha këto konsekuenca në punën e gjyqësorit defintivisht që do të ndikojnë konsiderueshëm në punën e efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe që në një periudhë të ardhshme do të vërehet pasojat e mos punës të sistemit të drejtësisë“, theksoi hulumtuesi Shala.

Se veprimet protestuese të të dy Këshillave po e prekin interesin publik, thotë edhe hulumtuesi në GLPS, Liridon Salihi.

Ai shton se mos mbajtja e seancave do të ndikojnë negativisht edhe në vetë performancën e gjyqësorit, derisa do të ketë bartje të madhe të lëndëve në vitin e ardhshëm.

“Një gjë e tillë padyshim që prek interesin publik për shkak se i bie se një pjesë e lëndëve të cilat janë nëpër gjykata të mos trajtohen, përkatësisht i bie që të trajtohen vetëm lëndët të cilat janë të natyrës urgjente… Tashmë nga 1 tetori e tutje në gjykatat e Kosovës i kemi mbi 150 mijë lëndë gjyqësore të cilat presin verdikt nga ana e gjykatave. Prandaj, në një situatë të tillë me reduktimin e aktiviteteve e gjykatave dhe prokurorive i bie që këtu përveçse do të ndikojnë negativisht në interesin e qytetarëve në anën tjetër do të ndikojnë negativisht edhe në vetë performancën e gjyqësorit duke qenë se do të kemi një numër tejet të madh të lëndëve që do të barten të lëndëve pasuese”, thotë ai.

Edhe ky njohës i sistemit të drejtësisë bënë thirrje që Qeveria e Kosovës ta anulojë vendimin për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, pasi konsideron se me këtë vendim është prekur pavarësia e sistemit gjyqësor.

“Një situatë e tillë nuk i bënë dobi asnjërës palë e më së paku vetë qytetarëve të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta anuloj një vendim të tillë për arsye se i njëjti prek pavarësinë funksionale të vetë sistemit gjyqësor në vend… Qëllimi i Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor për reduktimin e veprimtarive të tyre ka qenë në njëfarë forme një lloj shenje e rezistencës ndaj veprimeve që ka marr Qeveria e Kosovës dhe shihet që këto vendimet do të zgjasin vetëm deri më 8 dhjetor, pas 8 dhjetorit parashihet që të marrin masa edhe më rigoroze… Këto vendime do të ndikojnë negativisht në përgjithësi në aspektin e menaxhimit dhe në aspektin e efikasitetit dhe trajtimit të lëndëve gjyqësore në sistemin tonë gjyqësor në Kosovë“, deklaron Salihi.

Të mërkurën Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës, duke shfuqizuar kështu vendimin e ish-qeverisë Haradinaj, sipas të cilit në vitin 2017 iu ishin rritur pagat këtyre punonjësve të drejtësisë.

Vendimi për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët ngjalli reagim të dy këshillave, atij Gjyqësor dhe Prokurorial, të cilët po atë ditë kur u mor vendimi mbajtën mbledhje të jashtëzakonshme dhe vendosën të reduktohet puna e gjykatave  dhe prokurorive dhe të vazhdohet të mbahen vetëm seanca për shërbime esenciale./kp

 

<p>The post Ulja e pagave “bllokon” punën në gjykata e prokurori, mbahen shumë pak seanca first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles