3.8 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Time Kadrijaj: Kurti e ka harruar Bashkimin Kombëtar

Deklaratat e Kryeministrit, Albin Kurti, për Bashkim Kombëtar me Shqipërinë, deputetja e AAK-së, Time Kadrija, i ka quajtur popullsite.

Ajo thotë se Kurti me popullizëm e mashtrime i ka bindur qytetarët për të ardhur në pushtet.

“Në fakt pas dështimeve ne po shohim që me popullizëm e me mashtrime i ka bindur qytetarët që me ardh në pushtet . Ju e dinë që çdo gjë që ka premtuar dhe çka ka vepruar e ka realizuar tash sa është në pushtet. Ju e dini se e ka kundërshtuar edhe flamurin, Kushtetutën, marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe të arriturat tjera të Kosovës ai e ka kundërshtuar, flamuri që e ka quajtur lara-lara tash e përdorin, dialogu ka thënë se nuk është prioritet tash po diskuton jo që po diskuton me Vuçiqin por e ka pruar situatën që të diskuton edhe për çështjen teknike siç janë tagrat”, tha Kadrijaj për Front Online.

Ajo është pesimiste se Bashkimi Kombëtar do të ndodhë gjatë mandatit të Kurtit.

Ajo thotë se Kurti e ka harruar Bashkimin Kombëtar.

“Në asnjë mënyrë sepse nëse vetëm një herë e keni dëgjuar nga qeveria Kurti, apo deputetëve e Vetëvendosjes që është përmend bashkimi kombëtar atëherë do të flasim. Kurti nuk po flet më për bashkim kombëtar e ka harruar bashkimin kombëtar shpresojmë se nuk do ta ndan edhe Kosovën pasi që me vendimet e fundit po e rrezikon edhe një ndarje të Kosovës”, tha ajo.

<p>The post Time Kadrijaj: Kurti e ka harruar Bashkimin Kombëtar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles