3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Shefi i BE-së në Beograd: Kosova dhe Serbia të përqendrohen urgjentisht në negociata për marrëveshje finale

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret tha që Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen urgjentisht në negociata për të arritur një marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.

Giaufret tha se kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, së shpejti do t’i ftojë të dyja palët për negociata të mëtutjeshme

“Është e nevojshme që palët të investojnë energji maksimale për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve. BE është e vendosur të punojë me Prishtinën dhe Beogradin për të arritur një marrëveshje,” tha Giaufret.

Ai tha se marrëveshja për targat e automjeteve, të cilën Prishtina dhe Beogradi e arritën të mërkurën në mbrëmje, “parandaloi tensionet e mëtejshme”, por tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se drejtuesi i lartë i BE-së i ka ftuar në Bruksel për ndërmjetësimin e negociatave kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Por përfaqësuesi i lartë i BE-së ka ftuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në ditët që vijnë. Shpresoj, që ata do të mund të vijnë, kështu që të mund të vazhdojmë në frymën pozitive që u arrit këtë javë dhe të shfrytëzojnë këtë momentum për të ecur përpara. Kjo nuk bëhet për Bashkimin Europian, por për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, për fillimin e ndalimit të përshkallëzimit të situatës dhe përfitimin nga perspektiva evropiane”, ka deklaruar Stano. /Reporteri.net

<p>The post Shefi i BE-së në Beograd: Kosova dhe Serbia të përqendrohen urgjentisht në negociata për marrëveshje finale first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy