3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Provokimi ndaj Kosovës në Botëror: FIFA hap procedurë disiplinore për Federatën serbe

FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës të Futbollit të Serbisë për shfaqjen e flamurit me hartë të Kosovës në zhveshtoren e përfaqësueses së Serbisë në Botëror, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

Për Associated Press, Organi drejtues i FIFA-s nuk dha një afat kohor për një vendim, megjithëse Serbia do të luajë të hënën kundër Kamerunit.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin agresiv të ekipit kombëtar të Serbisë, i cili në ndeshjen kundër Brazilit, në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022” ka vazhduar me retorikën shoviniste ndaj Republikës së Kosovës.

Para kësaj ndeshjeje, në zhveshtoren e kombëtares së Serbisë është vendosur një flamur, ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. /Reporteri.net

 

<p>The post Provokimi ndaj Kosovës në Botëror: FIFA hap procedurë disiplinore për Federatën serbe first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles