6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

“Nuk jam kokëfortë, jam parimor”, Kurti u përgjigjet kritikave të Borrellit se u tregua “jokonstruktiv” në dialog

“Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor”, ka thënë Kurti kur është pyetur për kritikat e kryediplomatit evropian Josep Borrel, se nuk u tregua konstruktiv në dialog.

Kështu ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, me gazetarin Michael Martens.

Këtë përgjigje për Borrellin, Kurti e ka pasur pasi gjatë javës u shfaq disa herë kritik e i ashpër ndaj kryediplomatit evropian, Josep Borrell, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Përplasja Kurti-Borrell nisi të hënën kur pas  8 orë negociata në Bruksel, kryediplomati evropian përcaktoi  fajtorin për këtë dështim.

Borrell tha se Kurti refuzoi propozimin e BE’së për mosgjobitje të vozitësve me targa “KM”, derisa tha se Presidenti i Serbisë pranoi që MPB-ja serbe të mos lëshojë më targa “KM” të tjera.

Në anën tjetër kryeministri Kurti akuzoi Borrellin duke thënë se braktisi propozimin franko-gjerman duke kërkuar dakordim vetëm për targat.

Ndërkaq, pas arritjes së marrëveshjes të mërkurën mbrëma,  Kurti sërish tha se ishte Borrell ai që ndryshoi deklaratën dhe jo pala kosovare.

Madje, kryeministri Kurti tha se ajo që u arrit të mërkurën nuk është marrëveshje për targa, por është dakordim, me të cilin synojnë t’i japin hapësirë negocimit të propozimit franko-gjerman.

“Ata që thonë ajo që nuk është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën ndryshme, nuk e dinë se për çka po flasin. Është dyfish tekst më i madh. Nuk është marrëveshje, është dakordim, por jo marrëveshje. Është deklaratë e Borrelit. Mbrëmë është ndryshuar deklarata e Borrellit. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borreli ka ndryshuar deklaratën. Kjo është shumë mirë”, tha Kurti ndër të tjera.

Ndër të tjera Kurti sot tha se ka bërë kompromis për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës “mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”. /Reporteri.net

 

 

 

<p>The post “Nuk jam kokëfortë, jam parimor”, Kurti u përgjigjet kritikave të Borrellit se u tregua “jokonstruktiv” në dialog first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles