3.8 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Kurti në Spanjë: Që nga ardhja jonë në pushtet, ekonomia e Kosovës ka arritur rezultate të dukshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste, që këtë fundjavë po mbahet në Madrid, ndër të tjera ka folur edhe për për zhvillim ekonomik të Kosovës, duke potencuar se ky mbetet një ndër objektivat e Qeverisë së tij.

Sipas Kurtit, që nga ardhja e tij në pushtet ekonomia  e Kosovës ka arritur disa rezultate të dukshme.

Kjo thotë ai, ka ndodhur pavarësisht efekteve negative nga pandemia globale COVID-19.

“Që nga ardhja në pushtet e partisë sonë dhe pavarësisht efekteve negative nga pandemia globale COVID-19, ekonomia jonë ka arritur disa rezultate të dukshme. Për shembull, vitin e kaluar kemi pasur një rritje dyshifrore prej 10.7% të BPV-së. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje u ushqye nga besimi më i madh i njerëzve në qeverinë tonë. Vitin e kaluar kemi pasur një rritje prej 22 për qind të investimeve të huaja direkte, këtë vit deri më tani janë 47 për qind, ndërsa eksportet në vitin 2021 janë rritur për 83 për qind, ndërsa këtë vit për 29 për qind. Pa bërë asnjë ndryshim në politikën fiskale, të ardhurat tona tatimore u rritën me 34 për qind. Përveç kësaj, ka pasur edhe disa ndryshime pozitive në renditjen e vendit tonë në indekset me reputacion ndërkombëtar që ndjekin sundimin e ligjit, lirinë e shtypit dhe transparencën e qeverisë. Për shembull, vitin e kaluar dhe këtë vit përsëri, World Justice Project na renditi të parët në Ballkan në Indeksin e tij për Sundimin e Ligjit. Ne e përmirësuam renditjen tonë me 17 vende, si në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit (nga Reporters Without Borders) ashtu edhe në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Me fjalë të tjera, progresi ynë ekonomik po ecën paralelisht me një proces të thellimit demokratik. Sot ne të gjithë jemi dëshmitarë se si telashet ekonomike po çojnë në rrëshqitje demokratike edhe në pjesë të Perëndimit të zhvilluar. Në këto rrethana, përvoja e fundit e Kosovës ofron një shembull pozitiv për të kundërtën dhe një fije shprese shumë të nevojshme”, ka thënë Kurti ndër të tjera.  /Reporteri.net

 

<p>The post Kurti në Spanjë: Që nga ardhja jonë në pushtet, ekonomia e Kosovës ka arritur rezultate të dukshme first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles