3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

“Ku mbeti Albin Kurti i ri që donte bashkimin kombëtar”, gazetari spanjoll ia kujton Kurtit premtimin e vjetër

“A ju kujtohet Albin Kurti, i ri, ai që avokonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Ku është ai?, është pyetur kryeministri Kurti nga gazetari i gazetës spanjolle “El periodico” , ku ka dhënë një intervistë gjatë qëndrimit në Madrid.

Pyetjes sfiduese të gazetarit, Kurti i është përgjigjur shkurt duke thënë se “Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy kombe të ndryshme, por dy shtete të ndryshme, dhe se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, aty ku tashmë ndodhet edhe Shqipëria.

Kurti në fund ka përmendur se shteti ynë siç ka thënë ai është në “rrezik të vazhdueshëm për shkak të marrëdhënieve të forta të Serbisë me Rusinë”.

“Kemi më shumë se një shekull problem me Serbinë dhe e kemi në tërësi të kombit shqiptar. Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy kombe të ndryshme, por dy shtete të ndryshme, e njëjta gjuhë, e njëjta origjinë kulturore… dhe Shqipëria është në NATO, ne duam të anëtarësohemi gjithashtu: jemi në rrezik të vazhdueshëm për shkak të marrëdhënieve të forta të Serbisë me Rusinë”, ka thënë shkurt Kurti.

Kurti: Njohja nga Spanja vendimtare për anëtarësim në BE dhe NATO, analogjia me Kataloninë është e gabuar

<p>The post “Ku mbeti Albin Kurti i ri që donte bashkimin kombëtar”, gazetari spanjoll ia kujton Kurtit premtimin e vjetër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy