4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Hajdar Beqa i PDK-së: Në Qeverinë Kurti 2 janë evidente punësimet familjare

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vlerëson se në Qeverinë Kurti 2 janë evidente punësimet familjare në çdo institucion, ani pse sipas tyre kryeministri Albin Kurti kishte premtuar një kulturë të re të qeverisjes.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqaka bërë të ditur se partia në pushtet po i ndërrojnë edhe ligjet vetëm që të kenë bazë ligjore për ndërhyrje të fortë.

Sipas tij, ka vetëm rritje të krimit dhe korrupsionit në kohën kur flitet për vetting dhe drejtësi Qeveria u përgjysmon pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Tani mund të themi që në Qeverinë Kurti 2 janë evidente punësimet familjare në çdo institucion dhe ndërhyrjet politike. Përkundrazi është një praktikë e keqe sepse po fillojnë t’i ndërrojnë edhe ligjet vetëm që të kenë bazë ligjore për ndërhyrje të fortë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

“Ne kemi pasur rastin kur kanë shkarkuar anëtarët e këshillit të pavarur. Kosova është në vendin e parë sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit por nëse shikojmë në anë praktike nuk kemi parë veprim konkret përkundrazi kemi rritje të dukurive të krimit dhe korrupsionit në kohën kur flasim për vetting dhe drejtësi Qeveria u përgjysmon pagat prokurove dhe gjyqtarëve”.

“Tashmë po na ikin mjekë e punëtorë. Me këtë veprim që ka bërë qeveria mendojë se do të shkatërrojë drejtësinë”, tha Beqa.

<p>The post Hajdar Beqa i PDK-së: Në Qeverinë Kurti 2 janë evidente punësimet familjare first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles