6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se e vrau bashkëshorten me sëpatë në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj të dyshuarit I.G (70-vjeçar), për vrasjen e gruas së tij në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi tha se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të dyshuarit I.G.

63 vjeçarja S.G u privua nga jeta ne orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ku sipas Prokurorisë së Kosovës ishte qëlluar me sëpatë nga i dyshuari bashkëshorti i saj 70 vjeçar.

<p>The post Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se e vrau bashkëshorten me sëpatë në Prishtinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles