3.5 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Deputetët e VV-së nisen me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve

Deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë nisur drejt Shqipërisë, atje ku do të marrin pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, për shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

E diela e 27 nëntorit, do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

<p>The post Deputetët e VV-së nisen me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles