6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Deputetët e Kosovës e Shqipërisë bashkohen në 110 vjetorin e Pavarësisë

Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

E diela e 27 nëntorit do t’i bëjë bashkë nga ora 10:00 kuvendarët nga Kosova e Shqipëria në Parlamentin shqiptar në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Gjithashtu fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

<p>The post Deputetët e Kosovës e Shqipërisë bashkohen në 110 vjetorin e Pavarësisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles