6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Tifozët japonezë shpjegojnë arsyet kryesore pse pastrojnë vendin pas çdo ndeshjeje në Kupën e Botës

Tifozët japonezë kanë treguar arsyet kryesore pse e pastrojnë gjithmonë vendin pas çdo ndeshjeje futbolli dhe jo vetëm.

Tifozët japonezë në Kupën e Botës kanë fituar lëvdata nga shumë njerëz në mbarë botën për veprimet e tyre.

Nuk është hera e parë që tifozët japonezë janë duartrokitur për veprimet e tyre, pasi veprimin e njëjtë e kanë bërë edhe më herët.

Ata kanë shpjeguar saktësisht pse zgjedhin të pastrojnë tribunat në fund të ndeshjeve.

“Zemra jonë është e pastër, kështu që tribunat duhet të jenë të pastra”, tha një tifoz për “Al Jazeera” pas fitores mahnitëse 2-1 të Japonisë ndaj Gjermanisë.

Një tifoze shtoi: “Ajo që ne jemi mësuar është se lënia e gjërave më të pastra se mënyra se si i keni gjetur është ‘atarimae’ (shprehje e tyre që tregon të dukshmen). Dhe se ne duhet të shprehim gjithmonë mirënjohje”.

Ndërsa një tifoz që mbante qese plastike blu për t’ua shpërndarë përkrahësve të tjerë shpjegoi: “Ne ua shpërndajmë këto çanta të gjithëve që ulen në ulëset e tifozëve të Japonisë. Të rregullojmë dhe pastrojmë kur largohemi është një manifestim i kulturës sonë”.

Dikush tjetër shtoi: “Kjo është për shkak se ne jemi mësuar nga prindërit tanë dhe nëpërmjet edukimit”.

Shumë tifozë tjerë po befasohen kur po shohin tifozët japonezë duke pastruar vendin pas ndeshjes, gjë që befasoi Danno, i cili tha: “Ajo që ju mendoni se është e veçantë, në fakt nuk është asgjë e pazakontë për ne. Kur përdorim tualetin, e pastrojmë vetë. Kur dalim nga një dhomë, sigurohemi që të jetë e rregullt. Ky është zakoni. Nuk mund të lëmë një vend pa e pastruar. Është një pjesë e edukimit tonë, mësimit të përditshëm”.

Një tjetër tifoz japonez, Saysuka tha: “Pastërtia dhe rregullsia janë si feja për ne në Japoni dhe ne e vlerësojmë atë”.

<p>The post Tifozët japonezë shpjegojnë arsyet kryesore pse pastrojnë vendin pas çdo ndeshjeje në Kupën e Botës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy