5.3 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Policia malaziase dhe shqiptare kapin 430 kilogram kokainë, dhjetë të arrestuar


Në një aksion të bashkërenduar policor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë janë kapur 430 kilogram kokainë ku edhe kanë mbetur të arrestuar dhjetë persona, shtetas shqiptarë, raportoi televizioni publik malazias, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Arrestimi erdhi pas dyshimit të bazuar për organizim kriminal, prodhim, posedim dhe shpërndarje të paatorizuar të substancave narkotike të llojit kokainë, njoftoi administrata policore malaziase.

“Me veprimin e përbashkët të zyrtarëve të Drejtorisë së Policisë dhe Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, në bashkëpunim me zyrtarët policorë të Republikës së Shqipërisë dhe koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit të Malit të Zi dhe Prokurorinë Shtetërore kompetente të Republikës së Shqipërisë, u realizua një aktivitet ndërkombëtar shumëmujor i koduar Porti në Mal të Zi dhe i koduar Konsistenca në Republikën e Shqipërisë”.

“Punonjësit e policisë, duke marrë masa dhe veprime brenda juridiksionit të tyre, si dhe me aplikimin e masave të vëzhgimit sekret në lidhje me objektin, së bashku me kolegët e tyre shqiptarë, kryenin veprimtarinë e sipërpërmendur dhe me atë rast, në territorin e Republikës së Shqipërisë, sekuestrohen rreth 430 kilogramë lëndë narkotike kokainë, me vlerë rrugore rreth 40 milionë euro”.

“Gjithashtu, me këtë rast janë konfiskuar edhe disa armë (tre pistoleta, tre automatikë dhe një sasi e madhe municionesh të kalibrave të ndryshëm) , tre automjete dhe rreth 20 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Siç bën me dije policia, më datë 7 korrik 2022, një kontenier me pleh organik i shpërndarë në 20 paleta është dorëzuar në Portin e Barit nga porti i Buenaventura – Kolumbia me anijen “Monte Cervino”. Ngarkesa në fjalë ishte në tranzit përmes Malit të Zi, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Republika e Shqipërisë.

“Zyrtarët e Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, në bazë të organit të tyre doganor, kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet në dispozicion, për të cilat kanë njoftuar zyrtarë të Administratës së Policisë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/

<p>The post Policia malaziase dhe shqiptare kapin 430 kilogram kokainë, dhjetë të arrestuar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,700FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles