6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Përfundon afati për certifikim, “Lista Serbe” bojkoton zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

Ka përfunduar zyrtarisht afati për certifikim të partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se, në total, gjashtë parti kanë aplikuar për certifikim në KQZ, derisa “Lista Serbe” nuk është njëra prej tyre, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Në mesin e këtyre gjashtë partive hyn PDK, VV, Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia Kosovskih Serbia, Iniciativa Qytetare Sprski dhe një kandidat i pavarur.

“Gjatë kësaj periudhe (15 nëntor – 25 nëntor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 6 kërkesa për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit, si në vijim: Iniciativa Qytetare Mitrovica ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut; Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për certifikim në zgjedhjet e katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok; Partia Kosovskih Srba ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Leposaviqit. Një kandidat i pavarur; Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për certifikim në zgjedhjet e katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok; Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, tha Elezi.

Sipas Elezit, të hënën do të bëhet edhe certifikimi i kandidatëve për kryetar të këtyre komunave, pas verifikimit se të njëjtit i kanë plotësuar të gjitha kushtet për kandidim.

“Neni 29 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme tregon se kush mund të jetë kandidat i certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, përveç disa rasteve, pra: nëse është gjykatës apo prokuror; pjesëtar i FSK-së, doganës, i AKI-së, përfaqësues diplomatik apo pjesëtar i PZAP-it. Gjithashtu, KQZ-ja do të komunikojë edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të verifikuar nëse ndonjë nga kandidatët është i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, apo me vendim të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat. Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 28 nëntor”, theksoi Elezi.

Kontestimin e afatit paraprak të certifikimit për zgjedhje, 21 nëntor, e kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kishin kërkuar që afati të shtyhet deri më 25 nëntor.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore, me vendim të Presidentes Osmani, janë përcaktuar të mbahen më 18 dhjetor. /Reporteri.net/.

<p>The post Përfundon afati për certifikim, “Lista Serbe” bojkoton zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles