6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Një muaj paraburgim për dy të mitur nga Ferizaji, dyshohet se dhunuan një vajzë 14 vjeçare

Dy të miturve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve pasi të njëjtit po akuzohen për veprën penale “Dhunim”.

Vendimin për paraburgim e ka marrë Gjykata Themelore në Ferizaj, me kërkesë të Prokurorisë, nën dyshimet se të dyshuarit kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer akt seksual me të miturën, e cila është 14 vjeçe.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve të miturve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit e mitur kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç’rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve të miturve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

<p>The post Një muaj paraburgim për dy të mitur nga Ferizaji, dyshohet se dhunuan një vajzë 14 vjeçare first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles