6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Neymar dhe Danilo do t’i mungojnë Brazilit në dy ndeshjet e fundit në grup

Kombëtarja e Brazilit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Neymarit dhe Danilos për dy ndeshjet e radhës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Të dy futbollistë pësuan lëndime në ndeshjen e të enjtes mbrëma kundër Serbisë, të cilën brazilianët e fituan me rezultatin 2:0.

Mediumi brazilian “Globo” ka raportuar këtë të premte se Neymari dhe Danilo do të mungojnë në pjesën tjetër të fazës së grupeve për shkak të lëndimeve.

Globo:

Neymar Jr and Danilo will miss the rest of the group stage due to injuries.

— Brasil Football (@BrasilEdition) November 25, 2022

Kësisoj, sulmuesi i Paris Saint-Germainit dhe mbrojtësi i Juventusit do të mund të ndihmojnë vendin e tyre në ndeshjet pas fazës së grupeve, gjithmonë nëse “Seleçao” kualifikohet tutje.

Brazili më 28 nëntor do të përballet me Zvicrën, kurse më 2 dhjetor e luan ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin G, kundër Kamerunit.

<p>The post Neymar dhe Danilo do t’i mungojnë Brazilit në dy ndeshjet e fundit në grup first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy