4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Në dhjetor Bosnje-Hercegovina “mund” të merr statusin e vendit kandidat për BE, thotë Varhelyi

Në Ditën e Shtetësisë së Bosnje-Hercegovinës, Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, hungarezi Oliver Varhelyi, ka thënë se BeH “mund” ta merr statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE në muajin dhjetor, raportoi agjencioni kroat i lajmeve “Hina”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Brenda Komisionit Evropian, ne dyfishuam përpjekjet tona për të hedhur në tryezë propozimet për zgjerimin. Këtë vit ne tashmë i kemi dhënë statusin e kandidatit Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë dhe besoj se këtë vit do të kemi një tjetër vendim pozitiv për Bosnjën dhe Hercegovinën. ”, tha Varhelji në një konferencë për gazetarë në Barcelonë, ku po mbahet Forumi i 43 vendeve të Bashkimit për Mesdheun.

Ai tha se i japin jetë të re zgjerimit, por theksoi se zgjerimi është një proces që “kërkon punë”.

“Tani do t’u mbetet vendeve kandidate që të përmbushin detyrat e tyre së pari,” tha Varhelji.

Vendi i fundit që u bë anëtar i BE-së ishte Kroacia në vitin 2013, ndërsa Kosova synon të aplikojë për statusin e vendit kandidat deri më së largu më 25 dhjetor të këtij viti.

Pjesa e parë e Forumit të Bashkimit për Mesdheun, një organizatë e krijuar në vitin 2008, i kushtohet çështjeve të sigurisë së furnizimeve me ushqim dhe energji të prekura nga konflikti në Ukrainë.

Pjesa e dytë i kushtohet sigurisë dhe migrimit në fqinjësinë e BE-së.

<p>The post Në dhjetor Bosnje-Hercegovina “mund” të merr statusin e vendit kandidat për BE, thotë Varhelyi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy