9.1 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Megjithatë serbët thonë se veturave me targa “KM” po ua vazhdojnë regjistrimin “pa problem, për dy minuta”


Tabela të reja “KM, PZ, DJ, etj” Serbia është zotuar të mos lëshojë më, por vazhdimi i validitetit të regjistrimit të atyreve aktuale, tregojnë disa serbë të Kosovës, po vazhdon pa pengesë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Këtë e konfirmuan edhe disa serbë që vazhduan regjistrimet e atyreve aktuale, derisa, në fjalët e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në momentin që ato skadojnë ato edhe rrjedhimisht s’do të jenë.

Megjithatë, rezulton të jetë ndryshe.

“Po, arrita ta bëj regjistrimin e veturës sot pa problem, dhe për 2 minuta mbarova çdo gjë”, ka thënë një qytetar serb i Kosovës për mediat serbe.

Gjithashtu këtë e konfirmon edhe një tjetër. “Po, pikërisht sot shkova ta regjistroj veturën time. Kalove standardin normal si çdo vit”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Një marrëveshje, dy versione të ndryshme nga dyja palët. Edhe Kosova edhe Serbia e paraqet triumf ujdinë për targat.

“Nuk lëshohen më targa të reja. Këtyre këtu ju del regjistrimi. Janë më pak se 200 automjete në Kosovë me shofera e pronarë serbë që i kanë tabelat ilegale të cilat janë regjistru sivjet. Krejt janë ma të vjetra se sivjet, dhe atyre krejtve ka me ju dal regjistrimi, s’ka më regjistrim”, ka thënë kryeministri kosovar, Albin Kurti.

Megjithatë, versioni i Aleksandar Vuçiç, Petar Petkoviç dhe Listës Serbe është tjetër.

Ata thonë se ndonëse nuk do të lëshojnë më targa të reja, që sipas Vuçiçit “edhe ashtu nuk lëshonim më shumë se 70 të reja në vit”, vazhdimi i vlefshmërisë së targave “do të bëhet pa pengesa”, raporton gazeta online Reporteri.net.

Kështu thonë edhe dy qytetarët serbë të lart-cituar.

Aleksandar Vuçiç, të enjten në një konferencë për shtyp, tha se ekzistojnë rreth 7 mijë këso veturash në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa edhe 2 mijë tjera në pjesën jugore.

Edhe autoritetet e Kosovës dhënë një shifër të ngjashme prej 9 mijë veturash të tilla që janë aktualisht ende të pakonvertuara në RKS./Reporteri.net/

Dy versione të ndryshme të ujdisë për targat “KM, etj”

<p>The post Megjithatë serbët thonë se veturave me targa “KM” po ua vazhdojnë regjistrimin “pa problem, për dy minuta” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles