5.3 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Kurti për televizionin malazez: Serbia ka afat deri në pranverë që ta njohë Kosovën, kështu thotë marrëveshja e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se afati për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë, është deri në pranverë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Kurtit, kjo parashihet me marrëveshjen që u arrit të mërkurën në Bruksel. Ai ka thënë se negociatat për marrëveshjen finale duhet të fillojnë menjëherë, duke u bazuar në modelin e BE’së, që mbështetet nga Franca e Gjermania.

“Që nga 9 shtatori i këtij viti, ne kemi një model në të cilin do të mbështetemi gjatë negociatave tona të ardhshme, të cilat duhet të fillojnë menjëherë. Në fakt thuhet se brenda pak ditësh, deri në pranverën e ardhshme, duhet të kemi një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Në ndërkohë u pajtuam që Kosova të mos vazhdojë me gjoba për veturat me targa të paligjshme KM dhe të tjera nga koha e sundimit të Millosheviqit. Serbia nuk do të lëshojë më targa të tilla dhe ne po i japim mundësinë, një hapësirë ​​disamujore, si masë për besimin reciprok, për të arritur këtë marrëveshje, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për gjithë rajonin tonë”, ka deklaruar Kurti, në një intervistë për televizionin malazez Gradska TV.

“As marrëdhëniet tona nuk janë normale. Normalizimi i marrëdhënieve do të thotë që në fund të kemi një marrëveshje, një marrëveshje që është ligjërisht e detyrueshme ndërkombtarisht dhe në të cilën në fokus kemi njohjen reciproke. Ju e dini që Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe tani kemi një afat që ajo njohje reciproke të zbatohet diku në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo është marrëveshja që është arritur mbrëmë dhe që Serbia e ka pranuar”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë sot se janë palët ato që caktojnë afatin për marrëveshjen finale.

“Kur flasim për urgjencë; dita e djeshme duket tashmë tepër vonë, sepse kjo situatë vazhdon më shumë se prej 10 vjetësh dhe kjo nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Në vend që të përcaktojmë afate artificiale, ne po ndihmojmë palët, pasi janë palët që vendosin se kur do të jenë gati të arrijnë datën përfundimtare për arritën e marrëveshjes gjithëpërfshirëse lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis tyre dhe për të ecur përpara. Për të ecur përpara nga metoda e menaxhimit permanent të krizës te metoda e pajtimit. Nuk jemi ne që përcaktojmë afatet. Afatet janë krejtësisht në duart e palëve, në përfitimin e qytetarëve të tyre dhe Bashkimi Europian do bëjë çdo gjë që mundet që palët të gjejnë kompromisin. Por u takon palëve që të gjejnë kurajon për të arritur në kompromiset e nevojshme me frymën europiane”, ka deklaruar Stano./Reporteri.net

BE s’jep datë për marrëveshjen, Stano: Kjo u takon palëve, s’vendosim afate artificiale

<p>The post Kurti për televizionin malazez: Serbia ka afat deri në pranverë që ta njohë Kosovën, kështu thotë marrëveshja e fundit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,700FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles