3.5 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Kurti në Madrid: Serbia, vend autoritar, u përpoq ta minojë sundimin e ligjit në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste që po mbahet në Madrid të Spanjës, ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se përbërësi që mungon për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është një Serbi demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, fqinji verior i Kosovës – Serbia, është ende një vend autoritar me aspirata territoriale ndaj Kosovës dhe me lidhje të gjera e të ngushta me Kremlinin.

“Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, ata na kanë kërcënuar vazhdimisht me sjellje luftarake. Deri më sot, ata mbajnë 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie në të gjithë kufirin e saj me Kosovën. Për më tepër, që nga shpallja jonë e pavarësisë në vitin 2008, ajo është angazhuar vazhdimisht në fushata që synojnë të minojnë shtetësinë tonë”.

Më tej, Kurti tha se ndonëse Serbia kërkoi mendimin e GJND-së rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, ajo ka zgjedhur të mos i respektojë gjetjet e gjykatës dhe së fundi, sipas tij, Serbia është përpjekur të përdorë ndikimin e saj në veri të Kosovës për të minuar sundimin e ligjit.

Tutje, kreu i ekzekutivit kosovar tha se me një Serbi që refuzon të pranojë krimet e luftës nga e kaluar e afërt është e vështirë të arrihet një paqe e vërtetë përgjatë vijave, siç i quajti ai, kantiane.

“Megjithatë, ne u angazhuam në dialog të hapur demokratik në Bruksel, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Ne diskutojmë me ata që nuk ndajnë të njëjtat besime dhe që nuk kanë të njëjtin realitet”, tha Kurti, transmeton Klan Kosova.

<p>The post Kurti në Madrid: Serbia, vend autoritar, u përpoq ta minojë sundimin e ligjit në veri first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy