3.5 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Kjo është gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Viti

Të gjithë të plagosurit nga përleshja në Viti, janë jashtë rrezikut për jetë.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, ku thuhet se sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në këtë rast katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta. Një (1) nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa tre (3) të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”.

Për rastin janë arrestuar tre të dyshuar kosovar, derisa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë janë në kërkim. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan.

Plagosen katër persona në Viti

<p>The post Kjo është gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Viti first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles