6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti po diskriminon komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosja

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka thënë se me buxhetin e vitit 2023, Qeveria Kurti ka ndëshkuar komunat që nuk udhëhiqen nga LVV-ja, në shenjë hakmarrje për qytetarët që nuk votuan kandidatët e tyre për kryetar komune.

Sipas Bajramit, ndarja e buxhetit është bërë në baza politike.

“Kemi rastin e Komunës së Shtimes dhe Komunës së Lipjanit, ku qeveria ka vendosur që komunës që e qeverisë LVV t’i ndaj mbi 7 milionë euro për investimet kapitale, ndërsa për Lipjanin që qeverisët nga LDK t’i ndaj vetëm 1.2 milion euro, ose kur rastin e projektit për qerdhe të komunës së Vitisë e bart të komuna e Kamenicës. Pra projektet e komunave të LDK-së i bartë të komunat e LVV dhe kjo tregon ndarja e buxhetit po bëhet në baza politike e jo në bazë të nevojave të qytetarëve”, ka deklaruar Bajrami në T7.

Bajrami ka thënë se shqetësues mbetet edhe fakti se si qeveria tenton që të hyrat vetanake të komunave, që janë të rregulluara me ligj, t’i orientojë në projekte jashtë komunave që kanë krijuar këto të hyra.

Një shqetësim të tillë ditë më parë e ka ngritur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ku ka deklaruar se qeveria tenton t’i riorientojë në komuna tjera 38 milionë euro nga të hyrat vetanake të kësaj komune.

<p>The post Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti po diskriminon komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosja first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy