3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Gërvalla për dialogun me Serbinë: Zgjidhja finale është njohja reciproke dhe asgjë tjetër

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, pas arritjes së ujdisë për targat, është intensifikuar dukshëm edhe në sytë e ndërkombëtarëve.

Gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla tha se zgjidhja finale është vetëm njohja reciproke, “dhe asgjë tjetër”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Detyra ime si ministre e Punëve të Jashtme së bashku me kolegët në qeveri dhe presidentët është që në procesin e negocimit të kushteve të jemi serioz dhe të përpiqemi në çdo hap që zgjidhja finale është vetëm njohja reciproke dhe asgjë tjetër”, deklaroi ajo.

Tutje, Gërvalla refuzoi ta komentonte planin e propozuar nga BE’ja, e i mbështetur nga Franca e Gjermania për arritjen e “marrëveshjes së madhe”. Tha se partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar të ruhet konfidencialiteti i propozimit.

“Ju e dini se me planin franko-gjerman me kërkesë të partnerëve tanë na është lutur që të trajtojmë në mënyrë konfidenciale, unë nuk do të thyejë atë konfidencialitet, pasi ju takon autorëve të prezantojnë planin e tyre ose të merremi vesh që ne të flasim për atë”, tha ajo.

Ujdia për targat, e arritur të mërkurën në Bruksel, i hapi rrugë negociatave në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në deklaratën e tij të fundit, Shefi i Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell theksoi se do t’i ftojë palët në ditët në vijim që të diskutojnë hapat e ardhshëm, brenda kornizave të propozimit të BE-së për normalizim, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Aty u potencua se tani e tutje, cilado palë që tenton ta bllokojë procesin për normalizimin e marrëdhënieve, ndërmjetësuesit evropianë mund ta ndërpresin tërësisht procesin.

Derisa, i pyetur nëse ka ndonjë afat kohor për “marrëveshjen e madhe”, ambasadori i ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hoveniver, ka thënë se për afatet mund të flasë Bashkimi Evropian. /Reporteri.net/.

A ka afate për “marrëveshjen e madhe”? Ambasadori Hovenier: BE’ja mund të flasë për këtë

<p>The post Gërvalla për dialogun me Serbinë: Zgjidhja finale është njohja reciproke dhe asgjë tjetër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles