3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Drejtoresha e një shkolle në Gjilan me urdhër të Drejtorisë së Arsimit i detyron mësimdhënëset që të marrin pjesë në takimin me Albulena Haxhiun

Sot ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, fushatë kjo që hapur në Prishtinë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit për këtë çështje nesër do të flasë edhe në Gjilan. Për shkak të vizitës së ministres atje, drejtoresha e një shkolle në Gjilan, me emrin Dashurie Leka Shaqiri, i ka obliguar të gjitha mësimdhënëset gra që të jenë pjesë të takimit, që pritet të nisë rreth orë 12:30.

“Nesër të gjitha mësimdhënëset (femrat) janë të ftuara, njëkohësisht edhe të obliguara nga DKA-ja që të jenë pjesëmarrëse në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun”, thuhet në ftesën e saj të bërë sonte pas orës 20:00, të cilën e ka publikuar Gazeta Insajderi.

Kjo ftesë, siç shkruan, është bërë urdhër të drejtorisë së Arsimit në komunën e udhëhequr nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa e emëruara e tij për ta udhëhequr arsimin në Gjilan është Albana Demiri.

<p>The post Drejtoresha e një shkolle në Gjilan me urdhër të Drejtorisë së Arsimit i detyron mësimdhënëset që të marrin pjesë në takimin me Albulena Haxhiun first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles