5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

“Të shtangur” nga mundësia e kthimit të Trajkoviç në Kuvend, Lista Serbe me veprime konfuze

Autor: Xhezair Dashi

Assesi nuk kthehemi, thanë, por u kthyen.

Nëntë deputetë të Listës Serbe u ribetuan në Kuvendin e Kosovës e në bazë të Kushtetutës së Kosovës, pas dorëheqjes demonstrative të ditëve më parë.

Këtë “kthesë” Lista Serbe e justifikoi duke u lëshuar në një konspiracion, se gjoja Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, planifikonte të ndërronte Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në detriment të serbëve të Kosovës. Dhe, ky plan, sipas tyre, do të realizohej me ndihmën e politikanëve serbë liberalë, si Rada Trajkoviç, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Deputetët e riplotësuar të Listës Serbe, pasi iu nënshtruan formaliteteteve të Republikës së Kosovës, lëshuan sallën.

Histeria e Listës Serbe, tashmë u bë edhe konfuze.

Në lidhje me këtë “kthesë” të Listës Serbe, gazeta online Reporteri.net, ka biseduar me Kryetaren e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviçin, e cila, veçanërisht kohëve të fundit, ishte cak i një fushate dehumanizuese nga Lista Serbe dhe SNS-ja e Aleksandar Vuçiç, e deri te ish-shefi i këtij të fundit, Vojisllav Sheshel.

Një gjë që s’ka nevojë të thuhet, ngase ajo dihet, për Vuçiçin, thotë Trajkoviç, “është se ai mua më ka më së shumti frikë”.

Fakti se një politikane e komunitetit serb si Rada Trajkoviç, e cila është në stark kontrast* me politikanë si Goran Rakiç dhe Igor Simiç, mund të bëhej pjesë e Kuvendit të Kosovës “i ka shtangur” këto të fundit, vlerëson ajo.

“Është e qartë se [Aleksandar] Vuçiç dhe Srpska Lista, janë aq të shtangur rreth mundësisë që përfaqësues të vërtetë dhe të pavarur të hyjnë në Kuvendin e Kosovës”, tha Rada Trajkoviç për Reporteri.net.

“Kthesën” e tyre në Kuvend, Trajkoviç e vlerëson si indikator që ata janë “të dëshpëruar”. Megjithëse, siç thotë ajo, “se si do ta justifikojnë këtë kthesë të papritur mbetet të shihen”, por kthesën e tyre nuk e sheh si pasojë të një marrëveshjeje në Bruksel.

Por, siç e sheh ajo, “është një manovrim i detyruar nga Vuçiç, i bërë nga frika se do të humbet kontrollin në shprehshmërinë politike të serbëve në Kosovë”.

Andaj, në këtë kontekst, Rada Trajkoviç thotë se pikërisht këtu buron “frika e Vuçiçit” nga ajo, si një politikane serbe në Kosovë, e pavarur dhe e njëmendtë.

Kur Lista Serbe u dorëhoq nga Kuvendi i Kosovës, ata kategorikisht lajmëruan se pa tërheqjen e vendimit qeveritar për targat serbe “KM, etj” si dhe pa formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “nuk kthehemi në institucione”.

Asnjëra nga këto s’ka ndodhur, por Lista Serbe u kthye.

Por, si e justifikuan ata?

Lista Serbe “artikulon” një plan konspirativ e tejet të çuditshëm, se supozohej që me deputetë tjerë serbë si Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviç, qeveria kosovare “të zhbënte” komunat serbe, pronat e Kishës Ortodokse Serbe, gjuhën serbe dhe të drejtën për përfaqësim institucional.

“Theksojmë se ky vendim strategjik dhe politik në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri, i cili po mbyll të gjitha institucionet e Kosovës në atë territor, si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit, ngacmimit të popullit serb dhe shkeljen e të gjitha të drejtave të njeriut”, ka shkruar Lista Serbe në një reagim në Facebook.

Dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës, për Aleksandar Vuçiç, ishte “historike”.

Ndonëse ende nuk dihet nëse ekziston një pajtim në Bruksel për shtyrjen e çështjes së targave dhe kthimin e qytetarëve serbë të Kosovës nëpër institucione, zv/kryeministri Besnik Bislimi ka mohuar se ka një pajtim të tillë.

I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se veprimi “kthyes” i Listës Serbe assesi s’do të thotë edhe kthim në Kuvend.

Vetëm me tërheqjen e zbatimit të vendimit për targat dhe themelimine Asociacionit, sipas Petkoviçit, kthehet Lista Serbe./Reporteri.net/.

*Dy gjëra janë në “stark kontrast” me njëra-tjetrën kur janë aq të ndryshme saqë dallimi është tejet i qartë.

<p>The post “Të shtangur” nga mundësia e kthimit të Trajkoviç në Kuvend, Lista Serbe me veprime konfuze first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy