5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Serbët që u larguan nga insitucionet e Kosovës nënshkruajnë kontrata me shtetin serb, do të marrin para çdo muaj

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar se serbët e dorëhequr nga institucionet e Kosovës kanë filluar nënshkrimin e kontratave me shtetin e Serbisë, përmes kësaj zyre, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Në këtë mënyrë, kjo zyrë thotë se “po përmbushet premtimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për t’u kujdesur për serbët që lëshuan institucionet e Kosovës”.

Aty potencohet se “me këto kontrata, serbët që janë larguar nga institucionet e Kosovës do t’i rregullojnë të gjitha obligimet nga marrëdhëniet e punës, juridike, pensionale, sigurime shëndetësore”.

Pagesa e këtyre përfitimeve thuhet se do të bëhet rregullisht dhe qytetarët serbë në Kosovë do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre qysh në muajin dhjetor.

Ka filluar nënshkrimi i kontratave mes shtetit të Serbisë dhe serbëve të larguar nga institucionet e Prishtinës.

Në katër komuna në veri të Kosovës, sot ka filluar nënshkrimi i kontratave ndërmjet shtetit të Serbisë përmes Zyrës për Kosovë  dhe serbëve të larguar nga institucionet e Prishtinës.

Në këtë mënyrë premtimi i bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që qytetarëve tanë në Kosovë të larguar nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilin prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa përkrahje të shtetit, po përmbushet.

Me këto kontrata, serbët që janë larguar nga institucionet do t’i rregullojnë të gjitha obligimet nga marrëdhëniet e punës, juridike, pensionale, sigurime shëndetësore etj.

Prandaj, të gjitha të ardhurat që kanë marrë përmes sistemit në Prishtinë, tani do të vijnë nga shteti i tyre i Serbisë.

Në këtë mënyrë shteti ynë dërgon mesazh të qartë se populli ynë, që përfaqëson mburojën e qëndrimit dhe mbijetesës në Kosovë, do të mbrohet, do të kujdeset dhe do të ketë shtetin e vet“, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Kosovës janë betuar deputetët e rinj nga Lista Serbe, duke zëvendësuar kështu kolegët e tyre nga kjo pasi që ish-deputetët paraprak dhanë dorëheqje në fillim të muajit. /Reporteri.net

<p>The post Serbët që u larguan nga insitucionet e Kosovës nënshkruajnë kontrata me shtetin serb, do të marrin para çdo muaj first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy