5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, Demokratët e mbajnë Senatin

Partia Republikane ka marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA – duke u rikthyer  pjesërisht në pushtet në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se një javë pas zgjedhjeve afatmesme të administratës aktuale amerikane, republikanët siguruan 218 vende – numri i nevojshëm për të dominuar këtë organ të legjislaturës amerikane, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Nuk dihet ende se çfarë mazhorance fituan republikanët në dhomën e ulët të Kongresit – pasi votat janë ende duke u numëruar në shtetet kyçe për rezultatin e zgjedhjeve.

Mazhoranca e  Kongresit do t’i lejojë republikanët të ndikojnë në axhendën e presidentit aktual Joe Biden dhe të iniciojnë procese në të cilat ai ose anëtarët e familjes së tij mund të jenë në qendër.

Megjithatë, siç raporton Associated Press, shumica e ngushtë e mundshme republikane do të sfidojë liderët republikanë dhe aftësinë e tyre për të udhëhequr Dhomën e Përfaqësuesve.

Pritet që kryetar i dhomës së ulët të Kongresit Amerikan të jetë Kevin McCarthy – pavarësisht faktit se, për momentin, mbështetja e disa prej republikanëve më konservatorë është e pasigurt.

“Amerikanët janë gati për një drejtim të ri dhe republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve janë gati të arrijnë rezultate”, shkroi McCarthy pas shpalljes së suksesit të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një intervistë për CNN, dy ditë përpara zgjedhjeve afatmesme, McCarthy përshkroi planet e tij për pushtet, që përfshinin trajtimin e inflacionit, rritjen e krimit dhe sigurinë kufitare. /Reporteri.net

<p>The post Republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, Demokratët e mbajnë Senatin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy