12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Osmani me kryekuvendarin austriak: Mirënjohës për mbështetjen e Austrisë në rrugën tonë euroatlantike

Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Austri ishte ishte temë diskutimi në takimin mes Presidentes Vjosa Osmani me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka, raporton gazeta online Reporteri.net.

Gjatë një vizite në Austri, Osmani tha se vendi i qëndron mirënjohës mbështetjes austriake në rrugëtimin euroatlantik.

Përveç kësaj, Osmani tha se Austria mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë i Osmanit:

Në takim me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt.

Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

<p>The post Osmani me kryekuvendarin austriak: Mirënjohës për mbështetjen e Austrisë në rrugën tonë euroatlantike first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy