12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Ngërçi i ri për vizat, deklarohen nga Presidenca e Çekisë: Negociatat vazhdojnë, duhet sqaruar edhe disa çështje

Nga Presidenca çeke në Bashkimin Evropian kanë folur lidhur me propozimin që ky shtet që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ka bërë në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjatë ditës së djeshme, u raportua se “së paku dy shtete” e ndërprenë këtë procedurë dhe penguan që propozimi të marrë dritën e gjelbër.

Nga Presidenca Çeke në Bashkimin Evropian për Gazetën Online Reporteri.net kanë konfirmuar se dje nuk ka pasur dakordim, dhe se negociatat në lidhje me propozimin pritet të vazhdojnë.

Sipas tyre ka “edhe disa çështje që duhet të sqarohen”, por potencohet se përpjekjet për të arritur marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejtë të jetë e mundur, vazhdojnë.

“Negociatat vazhdojnë. Ne kemi marrë disa reagime përsëri në lidhje me propozimin, kështu që ka ende disa çështje që duhen sqaruar. Fatkeqësisht, nuk mund të flas për shtetet anëtare konkrete dhe shqetësimet e tyre pasi kjo mund të ndikojë në përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e presidencës çeke për Reporteri.net.

Sipas raportimit të Radio Evropës së Lirë, propozimi i Çekisë ishte hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Po, sipas këtij raportimi, Spanja ishte ajo që paraqiti vërejtje, ndërsa disa shtete tjera kërkuan më shumë sqarime./Reporteri.net/

<p>The post Ngërçi i ri për vizat, deklarohen nga Presidenca e Çekisë: Negociatat vazhdojnë, duhet sqaruar edhe disa çështje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles